Rukaj: Të kënaqur me realizimin e aktiviteteve në Komunën e Tuzit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Tuz është duke u mbajtur panairi i librit, edicioni ky i dytë i këtij aktiviteti kulturorë. Panairi i Librit mbahet në kuadër të aktivitetit “Vera në Malësi”, nën kujdesin e Sekretariatit për vetëqeverisje lokale të Komunës së Tuzit. Natën e parë u bë promovimi i librave “Në botën e përbashkët”, të Akademik, prof. Dr. Anton Kolë Berishaj, dhe “Fshehja e Krimit”, të Prof. Dr. Anton Vukpalaj. Natën e dytë u përurua libri i autorit Nikollë Berishaj  “Gjurmë që (nuk) heshtën”, kurse për sonte natën e tretë të panairit planifikohet promovimi i librit të dytë  “Kopilani” me autor Çun Lajçi, si dhe Dr. Nail Draga, thotë për Tv Teuta Drita Rukaj, shefe në kabinetin e kryetarit të komunës. Rukaj shton që janë të kënaqur me vizitueshmërinë e panairit, por dhe prezencën e shtëpive botuese nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Komuna e Tuzit planifikon që më datë 23 dhe 24 gusht të organizoj dhe panairin e bujqësisë.

Share.