Rudoviq paralajmëron unifikimin e subjekteve opozitare  promalazeze

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish nënkryetari i Lëvizjes qytetare URA Negjelko Rudoviq, ka paralajmëruar bisedimet mbi unifikimin e një pjese të subjekteve promalazeze, organizatave dhe individëve, i cili do të rezultonte me formimin e Lidhjes opozitare malazeze. “Kuptimin e veprimit tim politik të mëtejmë e shoh në unifikimin e partive opozitare dhe subjekteve, si dhe individëve të cilët edhe me retorikën e veprimin konkret janë të përkushtuar shtetit të Malit të Zi dhe emancipimit të mëtejmë të shoqërisë malazeze sipas modelit të demokracive evropiane”, deklaroi Rudoviq për gazetën “Pobjeda”. Pasi që është humbur shansi i mirë për formimin e bllokut qytetar opozitar vitin e kaluar, skena politike është fragmentuar së tepri dhe është iluzion që të pritet çfarëdo afrimi, deklaroi ai. “Mendoj që është koha të bashkohemi në konceptin e qartë themelet e të cilit i kanë vendosur liberalët dhe reformistët në fillim të viteve 90”, tha ndër të tjera Rudoviq

Share.