Rrugët në Kala të pakalueshme – Banorët protestojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Banorët e Kalasë së Ulqinit sot u mblodhën në një tubim protestues, për shkak të vonesës së punimeve në infrastrukturën e kësaj zone, vonesë e cila rrezikon mbarëvjatjen e sezonit turistik. Rrugët në disa pjesë akoma janë në gjendje të pakalueshme, kurse afati i përfundimit të punimeve është objekt spekullimi. Banorët e Kalasë, por edhe pushteti lokal akuzojnë kompanitë kontraktuese, “Montal DSD” dhe “Ramel” se nuk e kanë marrë me seriozitet punën dhe kërkojnë që tu ndërpritet kontrata.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Aleksandër Daboviq, tha se vonesat ndodhin por në rastin aktual e kanë kaluar çdo kufi, dhe premtoi përhkrahjen e qeverisjes lokale për kapërcimin e problemit. Deputeti Genci Nimanbegu, angazhimi i të cilit edhe solli deri të ndarja e mjeteve për këtë investim, tha se nuk e ka obligim por do të qëndrojë prapa problemit në mënyrë që të dilet nga situata e krijuar.

Nga qeverisja lokale kanë pasur takime me kontraktuesit e punimeve, të cilët si arsye për vonesë kanë cekur mungesën e gurit të përshtatshëm, i cili duhet të importohet nga Berati, si dhe disa arsyetime të tjera që konsiderohen joserioze. Në anën tjetër, banorët e kalasë e kanë humbur durimin, pasi vonesa po u kushton shumë.

Share.