Rruga Ulqin-Krythë: Punimet vazhdojnë, pengesat kanë ndikuar në dinamikën e tyre

Rruga Ulqin-Krythë: Punimet vazhdojnë, pengesat kanë ndikuar në dinamikën e tyre

0

Punimet në aksin rrugor Ulqin-Krythë janë intensifikuar pas sezonit turistik, por pengesat e ndryshme kanë ndikuar që ato të mos shkojnë me dinamikën e planifikuar, thanë për TV Teuta nga Drejtoria për komunikacion.

Për momentin përqëndrimi i punimeve është është më i madh pas urës në Kllezën dhe përgjatë tunelit, ku sipas tyre janë kryer pjesa më e madhe e punimeve. Svetllana Janjeviq nga Drejtoria për komunikacion, tha se gjatë kësaj periudhe pengesat në punime kanë qenë të shumta, pasi përveç punimeve në rrugë janë kryer edhe vendosja e tubave të ujit dhe ato të energjisë elektrike, çka ka ndikuar në dinamikën e punës.

Please follow and like us: