Rritje e papunësisë prej 31.6% në nëntë muajt e fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Mal të Zi, nga marsi në nëntor, ka pasur rritje të papunësisë me  31.6 përqind, tha ndihmës drejtorja e Sektorit për pagesa në Entin e Punësimit , Svetlana Krgoviq. Ajo vlerësoi se situata në tregun e punës është e pasigurt dhe se të dhënat statistikore nuk janë inkurajuese, kurse trendi pozitiv i uljes së papunësisë, i cili ishte regjistruar që nga dhjetori 2017, është ndërprerë.  “Kriza globale socio-ekonomike, e shkaktuar nga pandemia Covid-19, tregon cenueshmërinë e të gjitha sistemeve, por gjithashtu tregon edhe rëndësinë  e përgjigjeve të përbashkëta ndaj sfidave ekzistuese globale,” tha Krgoviq. Sonja Ivanoviq, shefja e Departamentit për Monitorimin e Programit Aktiv të Punësimit, deklaroi se Enti përkundër rrethanave, përsëri arriti të zbatojë një pjesë të konsiderueshme të aktiviteteve të rregullta nga ai program, të cilat synojnë të inkurajojnë rritjen e punësimit të qytetarëve për 1.4 mijë të papunë. Qëllimet kryesore në periudhën e ardhshme do të jenë masat dhe programet mbështetëse për punëdhënësit dhe punëkërkuesit, strategjitë për rikuperimin e suksesshëm nga kriza, sektori i gjelbër dhe dixhitalizimi i institucioneve të punësimit.

 

Share.