Rritet numri i fëmijëve me pengesa dhe vështirësi në zhvillim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qendra Ditore për fëmijë dhe të rinjë me pengesa dhe vështirësi në zhvillim Sirena” në Ulqin, “ këtë vit të ri të punës ka startuar me numër më të madh të fëmijëve. “Mjerisht numri i fëmijëve është në rritje. Sipas kategorizimit që bënë komisioni për kategorizimin e fëmijëve puna zhvillohet si gjerë tani me punë individuale dhe të gjithë të punësuarit në këtë Qendër kanë planin dhe programin se si dhe çfarë të punohet me fëmijët” , deklaroi për televizionin Teuta drejtori i këtij insitucioni Bilal Alaj.

Sa u përket kushteve të punës, drejtori Alaj shprehet se ata janë në nivelin e duhur ,por ç’do herë tentohet që të krijojnë kushte edhe më të mira. Alaj në veçanti falënderoi donatorët e shumtë që kanë ndikuar në përmirsimin e kushteve në Qendër, e cila përveç transportit për fëmijët ka mundësuar edhe mëngjesin dhe drekën. Me rritjen e numrit të fëmijëve në këtë Qendër me kuadrin aktual nuk mund të mbulohen kërkesat e të gjithë fëmijëve prandaj Alaj thotës se këtë problem do ta paraqesë në Këshillin Drejtues të Qendres Ditore,e pastaj edhe kryetarit të Komunës që të mundësohet zgjërimi i kuadrove profesionist që  nevojiten. Ndërsa sa i përket gjendjes financiare drejtori Alaj shprehet se nuk është situatë e pëlqyeshme ,por me ndihmen e donatorëve mbulohen disa zbraztira që krijohen .

Share.