Rritet niveli i ujit,përmbytje të mëdha në Lisën, Bore dhe Fraskanjel. Uji depërtoi edhe në shtëpia

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Si pasiojë e reshjeve të dendura dhe shkarkimit të ujit nga hidrocentralet e lumit Drin, fshatrat Bore,Lisën dhe Fraskanjel , pothuajse janë plotësisht të përmbytur. Gjendja më e vështirë është në Bore, ku uji ka depërtuar edhe në një shtëpi,ndërsa në Lisën mjafton vetë pak centimetra për të hyrë në shtëpia. Shabi i  emergjencës nga mëngjesi është në terren duke u ofruar ndihmen e parë banorëve të zonave në fjalë.

Nazif Cungu kryetari i Komunës,njëherit edhe kryetar i Shtabit emergjent, me përfaqësuesit e tjerë të shërbimeve lokale vizituan sot zonat e goditura ,ku u takuan me banorët e këtyre fshatrave.

“ Jemi në gatishmëri të plotë për të ofruar ndihmën e nevojshme banorëve të fshtrave të përmbytura.Kemi ofruar ushqim për bagëti,karburant , ndërsa në  Lisën me kërkesën e banorëve ekipi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit ka ofruar thasë të mushur më rërë për të ndaluar depërtimin e ujit në shtëpia”deklaroi Cungu.

Share.