Rritet niveli i Bunës –rrezikohen fshtarat përreth

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Reshjet e shiut me intensitet të lartë në të gjithë vendin  rrezikojnë përbytje të fshatrave përgjat lumit Buna. Sipas informacioneve të televizionit Teuta, nga dita e djeshme niveli i lumit Buna është gjithnjë në rritje, për 24 orë është rritur mbi 2 metra dhe nëse do të vazhdojë me këtë ritem zonat e lartëpërmendura rrezikohen nga përmbytjet e mëdha, i tha televizionit Teuta një banorë i zonave në fjalë.

Meteororlogët ndërkohë parashikojnë se situata do të jetë e ngjashme përgjatë gjithë ditës së sotme, dhe të nesërme ku parashikohen shira të dendur dhe erëra.

Bëhet e ditur se zonat më problematike për momentin janë: Lisna-Bore,Fraskanjeli, Shtodri, Sukubina, Shën Gjergji,Shën Kolli,edhe Reçi.

Share.