Rriten çmimet e derivateve të naftës. Eurosuper 95 1.43, eurodizel 1.30€ për litër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ashtu siç edhe u paralajmërua para disa ditëve, çmimet e derivateve të naftës në Mal të Zi do të pësojnë rritje të re duke filluar nga mesnata. Çmimet e benzinës eurosuper 98 do të rriten për 3 cent dhe do të shkojnë në 1.46 euro, ndrësa ato të eurosuper 95, për 4 cent në 1.43 euro për litër. Eurodizel do të rritet për 6 cent në 1.30 euro për litër.

Çmimet e karburanteve në Mal të Zi por edhe vendet e tjera kanë pësuar rritje të madhe, duke përcjellur rritjen e çmimit të naftës në tregjet botërore, ku për një fuçi aktualisht tregtohet me mbi 80 dollarë, ndërsa parashikimet janë edhe më pesimiste, pasi parashikohet që të arrijnë në 100 dollarë deri në fund të vitit.

Subjektet politike të opozitës në Mal të Zi, të cilët kur vetë ishin në pushtet implementuan disa nga akcizat më të larta në Evropë për karburante, tashmë bëjnë thirrje për uljen e tyre. Nga Ministria e Financave nuk janë deklaruar ende nëse kanë synime të ndërhyjnë në këtë drejtim, të paktën duke filluar nga viti i ardhshëm.

Share.