Rrëzohet një avion pasagjerësh në Rusi, mbi 60 të vdekur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në orët e parë të ditës së shtunë në Rusi. Një avion me të paktën 61 persona në bord është rrëzuar në aeroportin e qytetin jugor Rostov-on-Don.Avioni, një Boeing 738-800, i kompanisë “FlyDubai” ishte nisur nga Dubai, ndërsa si destinacion kishte pikërisht Rostovin.

Mediat ruse shkruajnë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:50 me orën lokale, ndërsa avioni është aksidentuar në tentativë për t’u ulur në aeroport.Raporte ende të pakonfirmuara thonë se 55 pasagjerët dhe 6 anëtarë të ekuipazhit kanë mbetur të vdekur.Shkaqet e rrëzimit janë ende të paqarta, por era e fortë dhe ndriçimi jo i duhur i pistët mendohen si faktorë që kanë ndikuar në aksident.Mediat ruse shkruajnë se rreth 100 anëtarë të grupeve të shpëtimit janë në vendin e rrëzimit të avionit, ku kanë arritur të shuajnë zjarrin.
Kompania “FlyDubai” është krijuar në vitin 2009 me qendër në Dubai, ndërsa fluturon në më shumë se 90 destinacione.

Share.