Rrëzohet helikopteri ushtarak, pilotët lëndohen rëndë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Helikopteri i Forcave të  armatosura të Malit të Zi  “Gazella” që ishte duke kryer fluturimin e rregullt të trajnimit të planifikuar , u rrëzua sot  rreth  orës 13.00   në afërsi të urës  “Komansko” në Podgoricë,ku u lënduan rëndë dy pilotët , Namik Arifoviq  dhe Mirolub Antanasijeviq,kanë kumtuar nga Ministria e Mbrojtjes.

Sipas dëshmitarëve helikopteri ka ardhur nga drejtimi i Gornja Gorica ku ka filluar të humbë lartësinë  dhe kontrollën dhe më pas   është rrëzuar.

Vendasit që i kanë dalë në ndihmë pilotëve kanë raportuar se një  nga pilotët ka qenë  pa vetëdije.

Menjëherë në vendngjarje kanë arritur ekipet policore dhe mjekësore.

Arifoviq dhe  Antanasijević janë lënduar rëndë  dhe   janë hospitalizuar në Qendrën Klinike të Malit të Zi.

Ministria e Mbrojtjes,  në bashkëpunim me organet shtetërore,  do të ndërmarrë të gjitha veprimet për të identifikuar shkakun e rënijes së helikopterit,ndërsa është në procedurë formimi i një komisioni për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

 

 

Share.