Rrezart Cungu reketi i parë i Malit të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Shkup po mbahet turneu i Devis Cup i grupit të IV-të në të cilin marrin pjesë  9 shtete:

Shqipëria, Mali  i Zi, Maqedonia e Veriut, Azerbejxhani, Armenia, Kosova, Andora, Moldavia dhe San Marino.
Mali I Zi  luan në grupin me Shqipërinë,Azerbejxhanin dhe Armeninë.

Pas fitores me 22 qershor  ndaj Shqipërisë me rezultatin  3:0, Mali i Zi vazhdoi  sot  fitoren e radhes ndaj  Azerbejxhanit me rezultat 3:0.

Mali i Zi është i perfaqësuar nga: Rrezart  Cungu, Mario Aleksiq,  Petar Jovanoviq  dhe Matija Samaraxhiq.  Ekipin e udhëheq selektori Aleksandar Tomiq.

Në raundin e parë Rrezarti fitoi ndaj Daniel Ostap nga Shqipëria me rezultatin 2:0 dhe në ruandin e dytë ndaj Tamerlan Azizov nga Azerbejxhani, poashtu me rezultatin 2:0.

Me datën 26 qershor do të luhet raundi përfundimtar  kundrejt ekipit të  Armenisë.

Në rast të fitores, Mali I Zi do të shkojë një  shkallë  më lartë  në grupin e tretë.

Share.