Rrezart Cungu kryeson ne Bruchköbel ne Gjermani, vendi i pare ne double

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ne turneun HEAD Cup Bruchköbel  ne Gjermani, i cili ka filluar me 28 qershor 2016,Rrezart Cungu ka arritur te shenoje nje rezultat te shkelqyeshem.

Ne raundin e pare ne single Rrezarti fitoi kundershtarin e tij Nico Hornitschek nga Gjermania me rezultatin 6:0,6:2.  Ne raundin e dyte mundi gjermanin Oliver Toschib me rezultatin 4:6,6:3,6:1.     Ne raundin e tret fitoi Marcus Anker Sulen nga Norvegjia me rezultatin 6:7,6;2,6:1. Ne cerek finale mundi lojtarin nga Cekia, Daniel Velek, me rezultatin 6:3,6:1,kurse ne gjysem finale fitoi ndaj bartesit te pare te listes Adrian Andeev nga Bullgaria, 6:4,7:6.

Rrezart Cungu neser ne finale do te takohet me zviceranin Henry von den Schulenburg, ku pritet te kete nje ndeshje mjaft interesante.

Rrezarti gjithashtu pati sukses edhe ne double,ku me partnerin e tij gjerman, Niklas Schell fituan vendin e pare duke triumfuar ndaj: ciftit gjerman Hochenauer dhe Kraemer 6:2,6:3,ne cerek finale ndaj ciftit Maechac (CZE) dhe Schylenburg (GER) me rezultatin 6:0,3:6,(10:6),ne gjymsfinale fituan ndaj ciftit cek Holis dhe Velek me rezultatin 2:6,7:5 (10:8) dhe ne finale mposhten ciftin gjerman, vllezerit Lemstra me rezultatin 6:2,6:1.

Tenisti nga Ulqini vazhdon te shenoje fitore dhe  suksese ne skenen nderkombetare te sportit, duke i sjelle ne vendit te vete medalje dhe trofe nga mbare bota.

Share.