Rotari klub ndanë dhurata në çerdhen e fëmijëve”Solidariteti”(VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Fëmijëve të çerdhes “Solidariteti” u ndan dhuratat për vit të Ri nga “Rotari Klub” me seli më Ulqin. Është ky viti i 13 që ky Klub ndanë dhurata fëmijëve të çerdheve,duke i veçuar fëmijët që prindërit e tyre janë shfrytëzues të ndihmës sociale si dhe fëmijët me aftësi të kufizuara.

Këtë vit “Roari Klub “në nivelin shtetëror ka fituar 6.934 paqeta,prej nga rreth 1,000 sish janë dedikuar për fëmijët e komunës së Ulqinit. Një paqetë ka vlerë 13 euro.

Ibrahim Milla, anëtari i “Rotari klubit” njëherë  edhe ish kryetari i këtij klubi, shprehet se do të vazhdohet edhe më tutje me realizimin e këtij projekti.

Pa dyshim që mbizotëroi një atmosferë tejet e gëzuar,që vetëm fëmijët mund ta bëjnë. Gjithsecili shprehet në mënyrën e vet.

Drejtoresha e kopshtit Solidariteti Vera Kostiq shprehet e kënaqur për angazhimin e këtij klubi vite me radhë në prag të festave të fundvitit,nuk është me rëndësi vlera,por fëmijët tanë e përjetojnë në mënyrë të veçantë dhuratat,e për këtë duhet falënderuar “Rotari Klubit”- shprehet drejtoresha Kostiq.

 

 

Share.