Rolloviq – Pa kuvend 5 muaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përfaqësuesi i Frontit Demokratik Millan Rollovq, situatën politike në komunën e Ulqinit, dhe funksionimin e koalicionit qeveris e karakterizon shumë pasive, ai deklaroi për televizionin Teuta se :”Parlamenti i Ulqinit nuk është takuar 5 muaj, shumë pika me rëndësi nuk janë aprovuar, dhe se nuk dihet se kurë do të caktohet mbledhja e kuvendit komunal. Kjo zvarritje më shtien të mendoj që diçka po vlon brenda koalicionit, ka mosmarrëveshje, mua për këtë arsye nuk thirret as mbledhja e Kuvendit “
Rolloviq tha poashtu se “Deklaratat e Partis Demokratike të Socialistëve se po bëjnë negociata me disa subjekte politike, edhe pse nuk kanë precizuar me cilat subjekte, tregojnë qartë që diçka nuk funksionon përbrenda. Neve nuk kemi komunikim me PDS,as që dëshirojmë të kemi, por nëse kanë deklaruar që do të thërrasin mbledhjen e jashtëzakonshme të parlamentit me çka kanë mundësi ligjore sepse kanë numrin më të madh të këshilltarëve, këtë nuk e bënë”-deklaroi Rolloviq.
“Pushteti nuk funksionon është më se e qartë shumë çështje me rëndësi vitale është dashur të ishin shqyrtuar dhe aprovuar në parlamentin lokal-“deklaroi Rolloviq.

Share.