Road Show në Sarajevë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kampanja Road Show të cilën e organizon cdo vit Organizata Nacionale e Malit të Zi në vendet regjionale, dhe e cila nënkupton promovimin e ofertës turistike në kontakt të drejtëpërdrejtë me turistët potencial, sot është mbajtur në qytetin e Sarajevës ku ka marre pjesë edhe Organizata Turistike e Ulqinit.

Promovimi është mbajtur në sheshin kryesor të qytetit, kurse vizitorët kanë patur mundësinë që prej përfaqësuesve të ONT, organizatave lokale të Ulqinit, Budvës dhe Tivarit të fitojnë informacionet lidhur me ofertën e sezonit turistik 2015. Qytetarët e Sarajevës janë interesuar më tepër për çmimet në akomodime private, në hotele të vogla, por edhe për aktivitetet dhe manifestimet gjjatë sezonit turistik.

Organizata Turistike e Ulqinit ofertën aktuale e ka promovuar edhe në televizionet e njohura në Bosnje ku drejtoresha Zana Sarvan ka dhënë disa deklarata si në TV Pink, TV Hayat, televizionon kantonal si dhe përmes lojës shpërblyese ku vizitorëve dhe gazetarëve I ka ndarë dy dhurata për pushimet verore në Ulqin për dy persona. Turistet nga Bosnja tradicionalisht vizitojnë Ulqinin dhe kalojnë pushimet verore tek ne, kurse viteve të fundit kemi edhe rritje të numrit të turistëve nga ky vend të cilët gjatë vititi 2014 kanë realizuar 68.677,00 fjetje.

Share.