Rizo Dervishaga :Të ndërtohet një qendër rajonale për fëmijet me aftësi të kufizuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në qendrën ditore “E drejta për jetë” në Ulqin u mbajt konferencë rajonale mbi mundësitë e asistencës financiare në kuadër të programit Europian IPA 2014- 2016. Të pranishëm në këtë konferencë ishin përfaqësues të organizatave jo qeveritare nga  Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, të cilat veprojnë në kuadër të të drejtave për femijë dhe persona me aftësi të kufizuara.

Nikoqir i kësaj konference ishte shoqata e prindërve të femijëve me pengesa në zhvillim – “E drejta për jetë”. Kryetari i kesaj shoqate Rizo Dervishaga për Televizionin Teuta tha se qëllimi i kësaj konference është që në Ulqin të themelohet një qendër rajonale për fëmijet me aftesi të kufizuara, ku aty do të kenë mundësi të përkujdesit të vecantë. Në komunën e Ulqinit Dervishaga tha se janë rreth 90 femijë me aftësi të kufizuara, dhe hapja e një qendre rajonale do te ishte në të mirë të të gjithve. Përfaqësuesit e tjerë prezent thanë se deri tani kanë vepruar në mënyre individuale , nga kjo konference dolën me përfundimin se po të punojnë të bashkuar do të mund të bëjnë më shumë.

Share.