Rizaj: Në Ulqin pushuan 250.000 kosovarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i Lidhjes turistike të Kosovës Shkelzen Rizaj tha për “Vijesti” se deri tani në Ulqin kanë ardhur për pushime më shumë se 250 mijë shtetas të Kosovës të cilët realizuan mbi 2,5 milion fjetje.

Për kosovarët, thotë Rizaj, është e rëndësishme që Mali i Zi dhe Ulqini njihen si destinacione të sigurta.Sipas Rizaj,  promovimi  turistik i Ulqinit në Kosovë është i dobët, sepse “gjithçka përfshihet në dy-tre ditë të panairit të turizmit në Prishtinë”.

Sipas fjalëve të tija, turistët kosovarë nuk kanë ankesa në punën e policisë së Ulqinit, por kanë për ngarkesat në komunikacion, parking, pritjet e panevojshme në kufi.

Share.