“Riviera e Ulqinit”: Padia e aksionerëve e pabazë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërmarrja hotelerike “Riviera e Ulqinit” ka reaguar nëpërmes avokatit të saj Zoran Piperoviq në lidhje me padinë e aksionerëve të vegjël të cilët janë kundër dhënes me qira të kësaj kompanie. Sipas Piperoviq, ankesa e aksionerëve është e pabazë pasi akoma nuk është nënshkruar asnjë marrveshje dhe nëse vjen deri tek diçka e tillë, ato do të kenë mundësi që për këtë të deklarohen në kuvendin e aksionerëve.

Këto të fundit nga ana tjetër thonë se kjo ndërmarrje është pjesërisht  e privatizuar dh e se shteti nuk ka shumicën , e me këtë as të drejtën të vendos në emrë të të gjithëve. Aksionerët paralajmërojnë se në rast vazhdimi të, siç thonë ata dhunës jurudike ndaj interesave të tyre, atëherë do ti drejtohen edhe Komisionit Evropian.

Share.