Rivendoset linja ujore Tivar-Bari

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas një pauze gjashtëmujore linja ujore Tivar –Bari është  vendosur përsëri prej ditës së premte. Për shkak të situatës jo të mirë në tregun e anijeve, kompania nga Tivari nuk arriti të gjejë ofertë të mirë për blerjen e feribotit dhe u detyrua të kërkojë marrëveshje me kompanitë e tjera.

Oferta e kompanisë kroate Jadranlinija u cilësua si më e mira, dhe këtej e tutje anija e tyre “Dubrovnik” do të mbajë rregullishtë linjë Tivar-Bari. Anija do udhëtojë drejt qytetit italian një herë në javë gjatë preiudhës dimërore, dhe dy herë në javë gjatë asaj verore.

Share.