Riprogramim i borxheve të shtëpive mediatike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Financave Rashko Konjeviq ka lëshuar një vendim për miratimin e riprogramimit të borxhit tatimor të dhjetë kompanive mediatike, duke përfshirë mediat Daily press,  e cila është pronare e gazetës dhe televizionit Vijesti, si dhe për TV Pink dhe Antena M.

Kërkesat për shtyrjen e borxheve janë shqyrtuar nga Komisioni i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Financave , Administratës Tatimore dhe Doganat. “Komisioni për vlerësimin e plotësimit të kushteve për heqjen e kërkesave tatimore dhe jotatimore ka paraqitur proçesverbalin për kërkesat e taksapaguesve pas marrjes në shqyrtim të tyre. I kam pranuar propozimet e tyre dhe nënshkruar zgjidhjet e sugjeruara, “tha Konjeviq për të përditshmen Pobjeda.

Poashtu me këtë rast është bërë edhe riprogramimi i borxhit të disa kompanive të tjera si Cijevna Komerc, MikroGrupa Montenegro etj.

Share.