RIPËRTRITJA E PRODHIMIT TË KRIPËS

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërmarrja publike Parqet Nacionale në Mal të Zi , e cila brenda 15 ditëve të ardhshme do të marrë me qira pronën e Kripores së Ulqinit do të valorizojë potencialet natyrore në mënyrë që të realizojë prodhime të reja turistike dhe të promovojë këtë territor. Kështu kanë deklaruar përfaqësuesit e saj. Drejtori i ndërmarrjes publike “Parqet Nacionale”, Zoran Mrdak, ka thënë se në takimin e së hënës drejtorin në falimentim të kripores, Ognjen Jovoviq, ka nënshkrua kontratën njëvjeçare për marrjen në qira të pasurisë të kësaj ndërmarrjeje të Ulqinit. Ai ka sqaruar se në periudhën e ardhshme do të bëhet analiza dhe plani afarist i cili do të dëshmojë se në çfarë mënyre parqet nacionale mund të ripërtërijnë prodhimtarinë e kripës.

Share.