Riparohet pompa në Gjerana. Uji përsëri rrjedh drejt Kripores

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pompa e ujit në Gjerana, e cila për shkak të vjetërsisë doli jasht punës në qershor, tashmë aështë riparuar dhe vendosur në funksion, njoftojnë nga ndërmarrja “Parqet nacionale” e cila  menaxhon Kriporen.

Qarkullimi i ujit do të kontrollohet në mënyrë striket pasi një numër i zogjve kanë ndërtuar foletë në këtë zonë, thonë nga ndërmarrja, dhe pompimi i ujit do të drejtohet në bazenët që ato i shfrytëzojnë për ushqim e jo për foletë. Nga “Parqet nacionale” thonë se ky regjim i pompimit të ujit do të zgjasë deri me 1 gusht, pas të cilit ai do të intensifikohet në përputhje me nevojat e biodiverzitetit të përgjithshëm.

 

 

Share.