Rikthehet Odtimer Fest në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pasi vitin e kaluar nuk u mbajt për shkak të pandemisë, Oldtajmer Fest rikthehet përsëri në Ulqin. Organizatori Dasho Draga thotë për TV Teuta se për shkak të gjendjes me pandeminë, këtë vit ky event do të ketë karakter kombëtar dhe jo ndërkombëtar si në edicionet e kaluara.

Draga njoftoi edhe formimin në Ulqin të fan klubit të parë në Mal të Zi për Fiat 650, apo siç njihet tek ne si “fiqo”, kurse deri në fund të vitit pritet edhe miratimi i legjislaturës së duhur për oldtajmerët.

 

Share.