Rikonstruktimi i pjesës së rrugës së dëmtuar në Kruç 500 mijë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Javën e ardhshme do të fillojë rikonstruktimi  i pjesës së dëmtuar të rrugës  në Krruç,- deklaroi sekretari  për veprimtari komunale Avdo Dervishi.  Punimet do ti  kryej kompania “Bemax” nga Podgorica, ndërsa investimet i mbulon Drejtoria për komunikacionin e Malit të Zi, e që sipas Z.Dervishi kapin koston e rreth 500 mijë euro.

Ndërkohë është duke u bërë rikonstruktimi edhe i disa rrugëve lokale në qytet, edhe në zonat rurale deklaroi Z Dervishi, duke shtuar që së shpejti do hapet tenderi për rikonstruktimin edhe të disa rrugëve në zonën e qytetit.

Në shtator sipas fjalëve të sekretarit Dervishi pas proceduarve që duhet kaluar, do të fillojë edhe rikonstruktimi i kalldrëmit në qytetin e vjetër të kalasë, ku do të investohen 200 mijë euro.

Të shpresojmë që ndërhyrjet në infrastrukturën rrugore do të përfundojnë para fillimit të sezonit turistik, dhe se përvojat e deritashme do të jenë një e shkuar .

Share.