Riparimet e rrugëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në komunën e Ulqinit këto ditë janë duke u zhvilluar punimet për riparimin e gropave dhe rekonstruktimin e trotuarit pas maternitetit.

Punimet është duke i zhvilluar firma Euro mix Put . Për riparimin  e gropave komuna e Ulqinit ka ndarë 16 mijë euro,ndërsa rekonstruksionin e trotuarit 29 mijë euro, deklaroi  sekretari për çështje komunale –  Avdullah Dervishi.

Sipas sekretarit Dervishi do të vazhdohet me asfaltimin e disa rrugëve në komunën e Ulqinit ,ku komuna do të participojë 100% ,ndërsa do të fillohet edhe me asfaltimin e rrugicave ku  do të aplikohet programi 50-50.

Share.