Rezultate poshtëruese të përdorimit të gjuhës shqipe në administratën lokale

0

Në konferencën për media të organizaur nga OJQ “Horizonti i Ri” , u prezantuan rezultatet e projektit “Gjuha e administratës sime”, i cili ka të bëjë me përdorimin e gjuhës shqipe në administratë. Sipas hulumtimeve të kryera, Komuna e Ulqinit pothuajse nuk publikon fare dokumentacion dhe formularë në gjuhën shqipe në faqen e vet zyrtare, kurse situatë e njëjtë është edhe në sportelet e administratës lokale. Të pranishëmit në prezantim, ndër të cilët ishin edhe  Leon Gjokaj nga Ministria për të drejtat e njeriut dhe popujt pakicë, nënkryetarja e Komunës së Ulqinit,Hadixha Gjoni dhe kryetari i KKSH, Faik Nika, ranë dakord se ligji e definon qartë përdorimin e gjuhës por në praktikë kjo nuk realizohet si duhet.

Share.