Rezoluta për Srebrenicën nuk e kalon Këshillin për të drejtat e njeriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rezoluta per gjenocidin ne Srebrenice nuk e fitoi perkrahjen e duhur sot ne keshillin per te drejtat dhe lirite  e njeriut. Këtë resolute e kane inicuar nje grup deputetesh dhe ka hyreper shqyrtim ne rendin e dites se Kuvendit te Malit te Zi, por nje pjese e madhe e deputeteve proserb, nuk e njeh gjenocidin e Srebrenices edhe pse ky eshte akt I njohur nderkombetare.

Kryetari I këtij Këshilli  Jovan Vuçuroviq, ka votuar kundër dhe ka përsëritur se Srebrenica nuk ishte gjenocid, duke I ftuar deputetët që të mos e miratojnë këtë rezolutë.

Njëri nga nënshkruesit e rezolutës nga Partia Boshnjake Ervin Ibrahimoviq, ka deklaruar se Rezoluta nënkupton që Kuvendi të dënojë ashpër gjenocidin, të ndalojë mospranimin e ekzistimit të saj dhe 11 korriku të shpallet Dita e përkujtimit të viktimave të Srebrenicës.

Ndërkaq deputeti Genci Nimanbegu tha se kjo bisedë është par ekselans politike. “Partia Boshnjake ka legjitimitet të plotë për ta vendosur këtë rezolutë në tryezë duke u bazuar në ato që kemi dëgjuar për 4 vitet e fundit dhe i dëgjojmë edhe tani. Le të shohim se si mendoni ju për këtë rezolutë. Jo për të fajësuar kolegët tanë deputetë, jo për të fajësuar politikën, por është e mundur që në qendrimet tuaja që do të shprehni në mbështetje të kësaj Rezolute, të delni përpara popullit tuaj dhe të thoni: Populli ynë nuk është fajtor, kriminelët janë fajtorë”, theksoi Nimanbegu.

Kuvendi i Malit të Zi lidhur me këtë Rezolutë do të deklarohet javën e ardhshme.

Share.