“Rezisto” dhe Demokratët për protesta masovike në rast se nuk pranohet qeveria bashkimit qytetar

0

Në rast se Partia Demokratike e Socialistëve nuk do të pranojë qeverinë e bashkimit qytetar , ndryshimin e ligjeve zgjedhore dhe të institucioneve që i implementojnë ato, atëherë lëvizja “Rezisto” dhe Demokratët do të bëjnë thirrje për protesta masive qytetare, u vendos sot në takimin në mes tyre. Në kumtesën e takimit thuhet se qeveria e bashkimit qytetar duhet të formohet më së vonshmi deri më 1 dhjetor të këtij viti. Në rast se kjo nuk ndodh atëherë do të ketë protesta masive dhe bojkotim të të gjithë proceseve zgjedhore në Mal të Zi, thuhet në kumtesë.

Share.

Leave A Reply