Rexha: Ullishta këtë vit pa prodhim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Situata në ullishtat e vjetra në Komunën e Ulqinit është më shumë se alarmante,miza ka sulmuar pothajse të gjithë frytin,dhe nuk ka më gjasa që diçka të shpëtohe, kështu thuhet në raportin e Drejtorisë për Sigurinë e Ushqimit Veterinë dhe Shërbimet Fitosanitare që është dërguar zyrës së këshilltarit për bujqësi në Komunën e Ulqinit Gani Rexha.

Rexha thotë se miza e ullirit këtë vit është paraqitur shumë më heret se zakonisht  si rezultat i vonesës së vjeljes së ullirit,por edhe kushteve klimatike që kanë qenë në favor të formimit të mizës.Stërpikja e ullishtës së vjetër është shumë problematike,pasi që nëse nuk merret përsipër që  trajtimi të bëhet në mënyrë kolektive. Një situate krejtësisht e kundërt qëndron në ullishtat e reja ,të cilat pritet të kenë prodhim të mirë. Duke pasur parasysh kushtet aktuale meteorologjike, trajtimi kimik aktualisht  nuk rekomandohet, megjithatë, nëse në shtatë ditët e ardhshme do të ketë  një rënie të temperaturës dhe reshje të shiut , atëherë prodhuesit duhet të bëjnë trajtimin kimik me përgatitjet e rekomanduara në njoftimin e mëparshëm, shprehet Rexha.

Share.