Rexha: Mund të kemi përgjysmim të frytdhënies së ullirit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këto ditë është periudha optimale për krasitjen e pemëve dhe të hardhisë –shpreht për televizionin Teuta ,këshilltari për bujqësi në Komunën e Ulqinit, Gani Rexha. “Duke ditur që kemi pas një dimër shumë të acartë të përcjellur me erëra të forta dhe të ftohta, kemi një situatë të papëlqyeshme në terren me dëme të konsiderueshme në pemët mesdhetare, kryesisht agrumeve “–deklaroi  Rexha.

“Vërehen dëmtime të pjesërishme edhe në ullishtat e reja të posaformuara, por edhe në ato të moçmet ka rënie të konsiderueshme të gjetheve, kështu që mund të pritet përgjysmim i frytëdhënjës” ,sqaron Rexha.

Sa i përket të dhënave të plota nga terreni ata nuk janë të kompletuara,  pasi priten rritjet e temperaturave dhe fillimi i vegjetacionit , kur do të përcaktohet më detajisht dëmet që janë shkaktuar  nga ngricat e janarit . Përndryshe , shartimi i agrumeve është mirë të bëhet ka fundi i muajit mars, ndërsa hardhisë dhe kivit është momenti i fundit kur ato  mund të shartohen, thotë Rexha.

Share.