Rexha : Frytëdhënje mesatare e ullishtës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Temperaturat ekstreme të ulëta gjatë stinës së dimrit kanë ndikuar që këtë vit të kemi një frytëdhënje të ullinjëve më të ulët se siç është pritur. Sipas këshilltarit për bujqësi në Komunën e Ulqinit Gani Rexha  këtë vit mund të presim 50% të frytit në krahasim me vitin 2012 ku kemi pasur një frytëdhënje rekorde. “Kemi menduar se temperaturat e ulëta do të ndikojnë në një frytëdhënje rekorde  të ullishtës,por si duket tremperaturat ekstreme që kanë mbizotëruar në stinën e dimrit as edhe ulliri nuk ka mundur ti përballojë.

Ndikim negativ në frytëdhënje ka pasur edhe vera me temperature shumë të nxehta dhe periudhë kohore të gjatë pa reshje të shiut,andaj mendoj se këtë vit do të kemi një frytëdhënje mesatare të ullishtës.”shprehet Rexha. Sa i përket kualitetit të frytit ai gjer më tani është fryt i shëndoshë por i pa zhvilluar sa duhet, si pasojë e të thatit,kështu që në këtë peridhë ekziston rreziku për formimin e mizës,që do të ndikonte shumë në  zvogëlimin e frytëdhënjës si dhe cilësisë së vajit, thotë këshilltari për bujqësi Gani Rexha.

Share.