Revista “Lemba” dhe botimet e “Art Club”-it prezantohen në Panairin Ndërkombëtar të Revistave në Stamboll

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Revista për shkencë, kulturë dhe art “Lemba” dhe disa nga botimet e Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” po prezantohen në edicionin e 7-të të Panairit Ndërkombëtar të Revistave në Stamboll të Turqisë.

Përpos nga Turqia, në panair janë ekspozuar revista edhe nga vendet tjera, në mesin e të cilëve edhe nga Ballkani. Nga Mali i Zi, krahas revistës “Lemba” në panair është prezantuar edhe revista “Avlija” – Rozhajë.

Në panair marrin pjesë kryeredaktorja e revistës “Lemba”, dr. Sabina Osmanoviq, dhe kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba.

Panairi Ndërkombëtar i Revistave organizohet nga Shoqata e Revistave të Turqisë dhe do të qëndrojë i hapur deri më 15 maj.

Kjo është hera e parë që revista “Lemba” dhe botimet e “Art Club”-it prezantohen në këtë panair.

 

Share.