Resulbegoviq: Shpresojmë në rezultate të mira

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Këshillit Komunal të Partisë  Socialdemokrate në Ulqin, Naser Resulbegoviq, tha për televizionin Teuta se në zgjedhjet lokale të 4 shkurtit dalin të përgatitur dhe të përforcuar me anëtarë të rinj. “Është e rëndësishme që qytetarët tanë të jenë të ndërgjeshëm se kujt do t’i japin besimin, pa imponime dhe kushtëzime.Vota është e shenjtë, andaj secili duhet të ketë lirinë e mendimit dhe përceptimit.

Në këto votime dalim të përgatitur dhe shpresojmë në rezultate të mira politike” thotë Resulbegoviq. Sipas tij,kjo parti me kuadro të arsimuar dhe strukturë të re mund të fitojë shumë vota të qytetarëve të Ulqinit , të cilët janë të pakënaqur me rezultatet e pushtetit aktual,të cilët për to kujtohen dy muaj para zgjedhjeve duke ndërhy në infrastrukturën rrugore në çdo cep të Ulqinit, me çfarë kanë  krijuar kaos në komunikacion. Sa i përket paraqitjes së Partisë Socialdemokrate në zgjedhje, Resulbegoviq shprehet se ata janë të përgatitur që vetë të dalin në zgjedhje,por nuk përjashtojnë mundësinë e formimit të koalicionit me partitë të cilat tentojnë të luftojnë punësimet partiake dhe që synojnë të punojnë për të mirën e qytetit.

Share.