Resulbegoviq: Fajtorët për vonesën e projektit në ujsjellës janë në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Projekti i shumëpritur me vlerë prej rreth 20 milionë euro, kredi e bankës KFW,  në rikonstruksionin e  ujësjellësit të Ulqinit, jo vetëm që është subjekt i vonesave disavjeçare por tani rrezikohet komplet realizimi. Marrëveshja për fillimin e këtij projekti u nënshkrua që në vitin 2015, duhej të përfundonte në vitin 2018, kurse nga viti aktual do të fillonte pagesa e kësteve për shlyrjen e kredisë.  Komunën e Ulqinit e presin këste prej 900.000 euro dy herë në vit deri në vitin 2030, kurse punimet as nuk kanë filluar. Lidhur me këtë, këshilltari i PSD, Naser Resulbegoviq, ka njoftuar iniciativën për hetim parlamentar, i cili do të zbulonte arsyet që kanë çuar në këtë vonesë.

Resulbegoviq thekson se fajtorët kryesor për zvarritjen e këtij projekti janë në Ulqin , duke mos menjanuar as përgjegjësinë e organeve të caktuara shtetërore.

Vështirë të thuhet paraprakisht se çka mund të pritet nga hetimi parlamentar, por Resulbegoviq shpreson që ai të hedh dritë mbi ngjarjet dhe ndoshta edhe të shërbejë si bazë për hetimet e prokurorisë përkatëse, nëse e njëjta vendos se ka elemente keqpërdorimi ose keqmenaxhimi.

Ndërkohë situata financiare në Komunën e Ulqinit është tepër e rëndë. Megjithë kërkesat tona deri tani nuk kemi pasur mirkuptim nga as nga kabineti i kryetarit e as nga sekretariati për financa, për të dhënë mendimin e tyre se si planifikohet të dilet nga kj gjendje. Nga deklaratat e mëparshme, mund të kuptohet se pritet ndihma e qeverisë, por deri tani nuk ka asgjë konkrete.

 

B.Çoba

Share.