Rënie drastike e kalimeve në pikën Sukubinë – Muriqan

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në tre muajt e parë të vitit aktual pati një rënie drastike të kalimeve në pikën kufitare në Sukobinë , sidomos gjatë muajit mars kur ndalimi për të lënë territorin e komunave hyri në fuqi në shumicën e qyteteve malazeze. Sipas të dhënave zyrtare, 203 mijë pasagjerë kanë kaluar nëpër këtë pikë  deri më tani, me një rënie të madhe të kalimit nga qytetarët e Malit të Zi.

Në tre muajt e parë  203 mijë pasagjerë dhe rreth 67 mijë automjete kaluan përmes pikës kufitare në Sukobinë. Sigurisht që qarkullimin më të madh e kemi pasur në janar, kurse pas kufizimeve nga Ministria e Shëndetësisë, ky numër ra në mënyrë drastike, veçanërisht për sa u përket udhëtarëve vendas. Në janar, kishim tre deri në tre mijë e gjysëm kalime ditore, dhe në mars ai numër u zvogëlua në një mijë e pesëqind deri në dy mijë pasagjerë, ” -thotë ndihmës shefi i këtij kalimi Svetisllav Filipoviq.

Në tre muajt e parë u regjistruan edhe disa vepra kriminale. U konfiksuan dy automjete me dokumentacion të falsifikuar si dhe dy automjete që kërkoheshin nga Interpoli. U ndalua hyrja në vend me dokumente udhëtimi të njerëzve të tjerë dhe të falsifikuar, kurse së fundmi policia parandaloi trafikun e dy kilogramëve canabis sativa nga qytetarët gjermanë që ishin në tranzit. Përkundër faktit se largimi nga qyteti është i ndaluar për qytetarët nga zona e komunës së Ulqinit, me përjashtime të caktuara, një pjesë e qytetarëve, kryesisht studentë, mund të lëvizin lehtësisht në Shqipërinë fqinje.

“Të gjithë personat që dëshirojnë të udhëtojnë përmes kësaj pike kufitare duhet të kalojnë  kontrollin  përmes aplikikacionit për vetë-izolim. Deri më tani nuk kemi pasur probleme me shkeljen e vendimit për vetë-izolim. Studentët, njerëzit që po trajtohen ose duhet të shkojnë të marrin disa ilaçe në Shkodrën dhe Shqipërinë fqinje, si dhe njerëzit që punojnë në vendin fqinj përjashtohen nga ndalimi i kalimit të kufirit, natyrisht me verifikimin paraprak të dokumenteve të caktuara, “- thotë Filipoviq.

Ju kujtojmë se shtetasit malazezë si dhe ata shqiptarë, sipas urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk janë të detyruar të kenë test negativ PCR kur hyjnë në vendin tonë nga vendet fqinje, gjë që vlen edhe për qytetarët e vendeve të tjera të rajonit .

Share.