Rekomandimet e OSBE-s nuk janë asgjë e re

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rekomandimet e OSBE-së janë të rëndësishme  por ato nuk janë risi pasi sugjerohen vete me radhë dhe paraqesin vetëm një pjesë të vogël të ndryshimeve të domosdoshme në legjislaturën zgjedhore, ka vlerësuar profesori Gjorgje Bllazhiq.

Ai konsideron se “problem më i madh janë shumë nene jokushtetutese të Kodit zgjedhor, të ligjit për regjistrat zgjedhor dhe në veçanti marrja e të drejtës të zgjedhësve si bartës të sovranitetit që të zgjedh këshilltarë dhe deputet e jo nga lista partiake”. Ai ka theksuar se juridikisht nuk është i vërtet konstatimi se legjislatura zgjedhore nuk mund të ndryshohet gjatë vitit zgjedhor. Siç ka sqaruar ai, ky është standard i organizatave ndërkombëtare dhe është çështje e domosdoshmërisë dhe jo e legalitetit.

 

Share.