Regjim i ri i qarkullimit në rrugën Krythë-Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për shkak të punimeve në rrugën Krythë-Ulqin, në këtë aks do të ketë regjm të ri të qarkullimit, njoftojnë për televizionin Teuta nga Sekretariati për veprimtari Komunale në Komunën e Ulqinit.

Prej ditës së nesërme  nga ora 9.00 deri në orën 11.00 dhe prej orës 13.00 deri në orën 15.00 në këtë rrugë do të ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve. Kjo masë do të jetë në fuqi deri në ndryshimet eventuale për të cilët opinioni publik do të njoftohet me kohë.

Share.