Reforma zgjedhore nuk ka sjellur ndryshimet e duhura

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Reforma e administratës zgjedhore e cila ka filluar në vitin 2014, nuk ka sjell ndryshime të mëdha dhe për këtë arsye është e domosdoshme krijimi i modelit të ri të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, i cili do të kontribuojë në kthimin e besimit të qytetarëve në procesin zgjedhor, kanë theksuar nga Qendra për tranzicionin demokratik.

Siç ka kumtuar drejtori, Dragan Koprivica, tash një kohë të gjatë po përpiqen për depolitizimin e administratës zgjedhore , por partitë nuk kanë pasur mirëkuptim për një kërkesë të tillë. Sipas fjalëve të tij, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, në fushatën për zgjedhjet parlamentare i ka kontribuar ambientit të tensionuar zgjedhor kurse vendimet dhe veprimet e tij kanë qenë të kushtëzuara me interesa partiake. Ai njëkohësisht ka theksuar se është shënuar hap mbrapa sepse Komisioni shtetëror i zgjedhjeve ka publikuar dukshëm më pak informata në faqen e vetë zyrtare se sa në proceset e mëparshme zgjedhore.

Share.