REFORMA E ADMINISTRATËS PUBLIKE: SHKELJA E TË DREJTAVE TË TË PUNËSUARVE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Botuar nga Qendra për gazetari investigative në Mal të Zi (http://www.cin-cg.me)

Mirsad Gjurgjeviq shtatë vite ka punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) si këshilltarë i lartë. Shumicën e kohës e ka kaluar në Njësinë Rajonale (NJR) në Plevle, por ka punuar edhe si ndihmës në Tivat dhe Tivar. Megjithatë, asnjëherë nuk ka marrë vendimin për punë të përhershme. Në fillim të vitit 2015 ka mbetur pa punë. Atë vit, në shkurt, i është dorëzuar shkarkimi. Disa muaj pas kësaj, në vendin e tij është pranuar me vendim të përhershëm një zyrtarë tjetër dhe atë në bazë të konkursit intern.

„Jam I diskriminuar në bazë të përkatësisë politike dhe fetare. Të drejtat e mija nga marrëdhënia e punës janë shkelur disa herë“, thot Mirsad Gjurgjeviq në bisedën për Qendrën për gazetari investigative të Malit të Zi  (CIN-CG). Tani është i pa punë. Pohon se ai është i vetmi zyrtarë i Njësisë Rajonale Plevle të cilit pas kaq vitesh nuk i është mundësuar të krijojë një marrëdhënie pune të përhershme. Ai ka paralajmëruar se të drejtat e tija do t’i kërkojë pranë institucioneve kompetente. Mirsadi shton se vendin e tije të punës, me kualifikimin e tij, kryeshefi Miomir Boroviq ia ka dhënë  “dikujt që nuk i përmbush kushtet”.

Nga MPB janë përgjigjur për CIN-CG që Mirsad Gj. ka pasur të njëjtin trajtim si zyrtarët e tjerë, kështu që vërejtjet e tija nuk kanë „baza ligjore dhe formale“.

Mirsad Gj. megjithatë thekson ,se ka qenë i diskriminuar edhe gjatë punës. „Nuk kam qenë i emëruar sipas sistematizimit dhe përgatitjes time profesionale” thotë ai. Ish zyrtari ka thënë se problemet kanë vazhduar edhe kur është dërguar si ndihmës në NJR Tivar dhe Tivat. “Nga qershori 2013 deri në qershorin 2014, kam punuar si ndihmës për shkak të mungesës së kuadrove në NJR Tivar, edhe pse kam kërkuar, asnjëherë nuk kam fituar vendim për këtë”, ka veçuar Mirsad Gj.

Mirsadi pohon se gjashtë muaj nuk ka fituar kompensimin që i takon zyrtarit i cili dërgohet në një njësi tjetër, për shkak të mungesës së kuadrove.

“Vendimin për tu dërguar si ndihmës në NJR Tivat, në të cilin thuhet se unë kam të drejtë për një tarifë mujore prej 350 euro dhe 50 euro në muaj për shkak të përdorimit të makinës private për qëllime zyrtare, unë nuk e kam fituar kurrë. Gjithashtu, tarifa që është rregulluar me këtë vendim, nuk më është paguar, ” shpjegoi ai.

CIN-CG ka fituar sqarime nga MPB që Gjurgjeviqit nuk i kanë dorëzuar vendimin për delegimit e tije në NJR Tivar për shkake të urgjencës, por theksojnë se Gjuroviq ka pranuar vullnetarisht që të punojë aty për një kohë të shkurtër.

“Prandaj, Byrosë për Çështje Juridike dhe Burimet Njerëzore të MPB, nuk i është dërguar një propozim për lëshimin e vendimit”, kanë kumtuar nga MPB.  Në MPB pohojnë se nuk është i vërtetë as konstatimi se gjatë angazhimit në Tivat  Mirsad Gj. kishte të drejtë për kompensim për përdorimin e automjeteve private për qëllime zyrtare.

Gjykata Themelore në Plevle vendosi në favor të Mirsad Gjurgjeviqit, por më vonë ky vendim u kontestua në Gjykatën e Lartë me arsyetimin se Ligji i Punës nuk mund të aplikohet për të punësuarit dhe zyrtarët shtetërorë.

Organizata joqeveritare Instituti Alternativa (IA) çështjen e Mirsad Gj. e karakterizoi si një “shkelje specifike të të drejtave të zyrtarëve shtetërorë” në iniciativën, e cila muajin e kaluar i është  dërguar Ministrit të ri të brendshëm Goran Danilloviq.

IA, e cila merret me reformën e administratës publike, ka analizuar në iniciativën edhe ndryshimet që janë ende në formën e draftit të Ligjit për Zyrtarët dhe Punonjësit Shtetërorë. Nga IA kanë paralajmëruar se edhe në ndryshimet legjislative të propozuara, mund të vazhdojë praktika e vjetër sipas të cilës eprorët kanë të drejtë ekskluzive për të zgjedhur kandidatët që nuk janë të rangut më të mirë gjatë verifikimit të aftësive.

Nga kjo organizatë paralajmërojnë se zgjidhjet e reja që janë propozuar në Draftin e ligjit, nuk do të jenë të mjaftueshme për të parandaluar ndikimin politik mbi të punësuarit në organet shtetërore. Ata konsiderojnë se është i pasaktë kategorizimi i posteve të zyrtarëve. Kjo në praktikë do të thotë se nuk vendoset një vijë e qartë midis pozicioneve politike dhe profesionale në organet shtetërore, ku edhe deri tani ka ekzistuar problemi.

Shumica e të punësuarve në Mal të Zi në administratën publike janë në MPB, rreth 5000, mirëpo kur bëhet fjalë për të drejtat e punonjësve, problemet në këtë departament janë më të shumtët. Edhe IA thekson se problematikë kanë qenë konkurset interne përmes të cilëve  MPB ka punësuar një numër të madh zyrtarësh, të cilët janë punësuar në kohë të caktuar. “Sipas të dhënave tona, ka pasur zyrtarë të cilët kanë punuar për në kohë të caktuar, për më shumë se 15 vjet, por nuk e kanë pasur mundësinë për të marrë punë të përhershme, mirëpo kur për pozitën e tyre është shpallur konkursi, ata praktikisht kanë mbetur pa punë “, kanë theksuar nga IA.

Mirsad Gj. disa herë për shkeljen e të drejtave në vendin e punës e ka njoftuar ish-ministrin  Rashko Konjeviq, si dhe ministrin aktual Danilloviq. Përgjigje prej tyre nuk ka marrë asnjëher.

Ana KOMATINA

 

Të punësuarit me kohë të caktuar – veçanërisht të pambrojtur

Milena Millosheviq, hulumtuese e politikave publike në IA tregon se rasti i Mirsad Gj. ilustron se si neglizhenca dhe papërgjegjësia e administratës shtetërore mund të prekë të gjithë qytetarët. Ajo thekson se personat të punësuar në kohë të caktuar në administratën publike, janë veçanërisht persona vulnerabël. “Ne kemi paralajmëruar kompetentët në administratën publike që marrëdhënia e punës në kohë të caktuar e shumë zyrtarëve, ka qenë në kundërshtim me rregulloret në fuqi. Së bashku me ne, këtë problem e ka shfaqur dhe Institucioni Shtetëror i Revizionit” shpjegon ajo.

Milena M. thekson se pikërisht Ministria e Punëve të Brendshme, ku Mirsadi ka qenë i punësuar, kryeson në punësimin e paligjshëm në kohë të caktuar.

Ajo ka vlerësuar se Qeveria me “informacion të diskutueshëm” nga viti 2013 ka paragjykuar rezultatet e konkurseve për vende pune të cilat kanë qenë të plotësuara në kohë të caktuar, duke iu bërë të mundur kolegëve të Mirsad Gjurgjeviqit për t’u paraqitur. “Edhe pse këta kolegë ishin të privilegjuar padrejtësisht në krahasim me aplikantët tjerë të interesuar, Mirsadi ka qenë i diskriminuar. Pra, kjo është edhe historia se si praktikat e këqija në administratën tonë shumohen dhe më pas përpiqen t’i “fshehin nën qilim,” thekson ajo.

Nga MPB, megjithatë, thonë se të gjithë kandidatët kanë një status të barabartë në punësim: “Procedura e konkurseve ka qenë publike dhe është zbatuar nga Drejtoria për Burime Njerëzore. Askujt nuk ka qenë  e mundur t’i premtohet as t’i sigurohet  zgjidhja  e statusit të punës, për shkak se në konkurs ka mundur të paraqitet çdo kandidat që plotëson kushtet dhe secili kandidat ka pasur status dhe mundësi punësimi të barabarta”, shkruan në përgjigjen e vet  MPB, në pyetjee e CIN-CG.

Milena M. ka komentuar edhe transferimin e Mirasd Gj. nga një njësi rajonale në një tjetër. Edhe në qoftë se është marrë vendimi për transferim, thotë ajo, një praktikë e tillë do të ishte e diskutueshme, sepse sipas rregullit, nga një njësi në një tjetër mund të shkojnë zyrtarë që janë të punësuar në kohë të pacaktuar dhe të cilët, me mbarimin e kohës së transferimit, kanë të drejtë të kthehen në vendin e punës së tyre të mëparshëm.

Botuar nga Qendra për gazetari investigative në Mal të Zi (http://www.cin-cg.me)

 

Share.