Rebalanci i buxhetit ditët e ardhshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Propozimi për rebalancin e buxhetit do të jetë në procedurë të Qeverisë në 7 deri 10 ditët e ardhshme , është lajmëruar nga Ministria e financave.

Nga kjo ministri kanë paralajmëruar se mos miratimi i rebalancit prej 60 milionë eurosh mund të rrezikojë financimin e obligimeve të shtetit, sidomos atë të pagave në sektorin publik dhe pensioneve.

Sipas arsyetimeve, rebalanci është i nevojshëm për shkak të minusit të krijuar në financat publike, i cili erdhi si rezultat i Ligjit për kompensimin e nënave me tre ose më shumë fëmijë, Ligjit për pagat në sektorin publik, dhe mos vjeljes së tatimeve në nivel të duhur.

Share.