Reagon Komuna: Lika ka qenë nënkryetare kur është punuar plani. Nuk parashihen ndërtime pranë shetitores

0

Në lidhje me protestën e sotme të zhvilluar për mbrojtjen e Pyllit të Pishave, ka reaguar me kumtesë edhe kabineti i kryetarit Loro Nrekiq. Në kumtesë thuhet se nuk qëndrojnë akuzat se Pylli i Pishave do të devastohet nga betonimi pasi me Plan Hapsinor nuk parashihet ndërtim në zonën prej 100 metrave nga bregu i detit, kurse në pjesët e tjera ndërtimi është i parashikuar me plan, në punimin e të cilit thonë nga komuna, ka marrë pjesë vetë njëra ndër organizatorët e protestave, Zenepa Lika, atëherë nënkryetare e komunës. Nga Komuna shprehin dyshimin se arsyet e vërteta të organizaimit të protestave nuk janë për qëllim të mbrojtjes së mjedisit por janë kryesisht arsye politike.

Share.