Reagon KKSH: Ne jemi urë lidhëse, nuk caktojmë kuota

Pinterest LinkedIn Tumblr +

                                                         Kumtesë për Opinion

    KKSH – Reagim lidhur me deklaratën e UDSH-së për kuotat në universitete

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi e ndjen të nevojshme të sqaroj publikun, pas deklaratës së UDSH-së, lidhur me aktivitetin e Këshilli për sigurim të kuotave në universitetet publike të Shqipërisë dhe Kosovës për kandidatët nga Mali i Zi.

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve për të tretin vit rradhazi realizon anketimin e maturantëve shqiptar në të gjitha shkollat e mesme në Mal të Zi, në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe. Të dhënat që dalin nga anketimet përpunohen dhe shpërndahen në mënyrë tabelare sipas përgjigjeve që japin vet maturantët, ku duan të vazhdojnë studimet dhe në cilat programe studimi.

Pasi përpunohen rezultatet, Këshilli Kombëtar i delegon të dhënat në ministritë e arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa ministritë përkatëse marrin vendim për numrin e kuotat të rezervuara për kandidatët nga Mali i Zi, të cilat jo domosdoshmërishtë i përgjigjen të gjitha kërkesave të propozuara nga KKSH për çdo program studimi.

Sa i përket çështjes së mosnjohjes së provimit të matures të kandidatëve nga Mali i Zi, gjatë provimeve pranuese në universitetet e Kosovës, sqarojmë se përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar në takimet e zhvilluara me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës, e kemi parashtruar si problem dhe është premtuar që do të angazhohen për zgjidhjen e kësaj çështje, pasi mënyra e vlersimit të provimit të maturës në Kosovë bëhet me pikë, ndërsa në Mal të Zi me notë, prandaj është e nevojshme ngritja e një komisioni të posaçëm nga MASHT-i që të bëjë ekuivalentimin e metodave të ndryshme të vlersimit.

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve sqaron se në të gjithë këtë proces është vetëm ndërmjetësues, “urë lidhëse” ndërmjet kandidatëve shqiptar nga Mali i Zi dhe institucioneve përkatëse, dhe nuk ka kompetenca vendimarrës në caktimin e kuotave, as në procesin e aplikimeve dhe regjistrimeve, të gjitha këto procedura duhet t’i bëjnë vet kandidatët.

Këshilli Kombëtar përpiqet maksimalisht për sigurimin e numrit sa më të lartë dhe adekuat të kuotave për kandidatët shqiptar nga Mali i Zi, por që nuk varet nga Këshilli, po ashtu angazhohemi në mënyrë maksimale për informimin në kohë të të interesuarëve për kuotat e caktuara, afatet e aplikimit, dokumentacioni i nevojshëm etj. këtë e bëjmë në mënyrë dinamike me anë të të gjitha mjeteve të informimit që janë në dispozicion: përmes mediave audio-vizive, web faqes së KKSH-së, portaleve informative, rrjeteve sociale etj.

Sa i takon aktiviteteve për këtë vit akademik, KKSH informon të interesuarit se procedurat e anketimit të maturantëve dhe nxjerrjes se rezultateve janë drejtë përfundimit dhe do të dërgohen në adresat përkatëse deri nga fundi i kësaj jave ose në fillim të javës që vjen. I bëj thirje të gjith të intertesuarve që nuk kanë marrë pjesë në anketim që të paraqiten pranë zyrës së KKSH-së për të plotësuar formularin përkatës.

Këshilli Kombëtar do të informoj në kohë të gjithë të interesuarit për numrin e kuotave, afatet dhe procedurat e aplikimeve për t’u regjistruar në universitetet e Shqipërisë dhe Kosovës sapo ato të bëhen publike nga institucionet përkatëse.

Edhe njëher i sqarojmë të gjithë ata që vënë në dyshim punën e Këshillit në këtë proces, se rroli i Këshillit është vetëm ndihmës, ndermjetësues dhe informues dhe jo vendimarrës për shpërndarjen e kuotave dhe numrit të tyre. Andaj është e pa mundur që KKSH të siguroj kuota për të favorizuar një kandidat apo një tjetër. Për Këshillin Kombëtar të gjithë kandidatët janë të barabartë dhe ju sigurojmë se në asnjë moment të punës së deritanishme nuk janë bërë dallime apo favorizime të asnjë kandidati cilido qoftë ai, dhe ju sigurojmë se kështu do të punohet edhe në vazhdim.

SEKRETARI

Faik Nika

Share.