REAGIM I PD-se

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me dëshpërim e lexuam letrën e atij që do duhej të ishte prijësi i shqiptarëve në Malin e Zi në koordinim e bashkëveprim të ketij faktori. Besoj që jo veç ne por secili lexues e ka hetuar gjuhën përçarëse e manipuluese të tij. Meqenëse përmendemi në letrën e ish-kryetarit te KKSh, ne ”4 këshilltarët”, por dhe të gjithë votuesit tanë përmes nesh si të ishim veç figura shahu, na e bën të nevojshme të kundërpergjigjemi duke e pasur të qartë që me iniciativën e tij kemi hyrë në teren të baltur. 

Zotërisë ne fjalë i përgjigjemi me pyetjet të cilave vet ai nuk ua di e do duhej tu dinte përgjegje.

Zotëria në fjalë ka pushuar të jetë kryetar i KKSh prej momentit që i pari i ka dhëne zë prishjes së koalicionit të partive nacionale shqiptare. Zotëri, ju jeni zgjedhur për të bashkuar apo përçarë shqiptarët?

Ju zotëri keni pushuar së qeni deputet në Parlamentin e Malit të Zi prej kur nuk keni respektuar marrëveshjet ndërpartiake që vet i keni nënshkruar. Për çfarë morali dhe për çfarë respektim marrëveshjesh ke të drejt te flasësh?

Ju zotëri keni baltosur mediumin e vetëm të pavarur Kohën Javore, me çka keni zgjuar reagim të të gjithë intelektualëve shqiptarë në Mal të Zi. Interes i kujt është ky?

Ju zotëri jeni sot krejt rastësisht shqiptari më i pushtetshëm ndër shqiptarët e Malit të Zi. A nuk do duhej të ndiheni ma së shumti fajtor ju, para se të bëni dikë tjetër me faj?

Ju zotëri nuk jeni i aftë të mbroni as simbolin tonë kombëtar, të cilin ta shqyejnë e pordhosin ditën e natën. Keni mbet thjeshtë si bajraktar me shkop ne duar se flamurin s keni zotësi ta mbroni. A mos vallë po baheni i dhunshëm e autoritar meqë ju ka mbetë shkopi në duar?

Për fund, ju lehtësohmë duke ju thënë që nuk presim përgjegje nga ju se ne dhe qytetarët siç e sheh i kemi shumë të qarta situatat.

Share.