Reagim i Komunës: Pozita e nënkryetarit është e lidhur me atë të kryetarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kabineti i Kryetarit të Komunës së Ulqinit ka dërguar një kumtesë për media në lidhje se çështjen e shkarkimi të ish-nënkryetares Zenepe Likoviq. “Në tekstin e publikuar në disa media me datën 1.11.2018, janë dhënë  vlerësime  të pavërteta  lidhur me aktgjykimin e Gjygjit administrativ, me të cilin është anuluar vendimi  për shkarkimin e  ish nënkryetares së Komunës së Ulqinit Zenepa Likoviq.  Pohojmë se me aktgjykimin nr 745/17, vendimi është anuluar  për shkaqe teknike, ku theksohet që nuk kishte dokument që pas  dorëheqjes së Fatmir Gjekës  është zgjedhur  kryetari i ri  i komunës, duke pasur parasyshë  nenin 67 të Ligjit  mbi administratën lokale,  në të cilin  është paraparë  që kur kryetarit të komunës  i pushon mandati,  funksionin e kryetarit,  deri në  zgjedhjen e  kryetarit të ri,  e ushtron  nënkryetari i komunës.

Pasi që nuk është kontestuese që menjëherë me  dorëheqjen e Fatmir Gjekës  është zgjedhur  kryetari i ri Nazif Cungu, mbetet që  kjo  gjë  të konstatohet në aktvendimin e  ardhshëm, dhe me këtë do të tejkalohet kjo parregullsi teknike,  ndërsa përmbajtja do të  mbetet  e  njëjtë, sepse  bazë themelore e administratës lokale është që  statusi juridik i nënkryetarit të komunës  është i lidhur me statusin e kryetarit  që e ka zgjedhur atë,  dhe nuk mund  të kërkohet nga  kryetari i ri  që të  mbajë nënkryetarin të cilin e ka zgjedhur paraardhësi i tij. “, thuhet në kumtesën e kabinetit të kryetarit të komunës.

Share.