Reagim i Forces: Organet përgjegjëse të ndihmojnë qytetarët dhe të sanojnë ambientin e Çinarit dhe kronin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kroni i Çinarit gjendet në dikur rrugën më të shkurt nga Kalaja, nëpër Liman e drejtë ullishtës. Ka vlerë të madhe kulturore dhe dikur i ndërtuar me mund, por ka dekada që është i lanun pas dore dhe vetë rruga me kalldrëm është mbyllur nga deponimi i materialeve ndërtimore vite me radhë, kështu që kjo rrugë ishte e pakalueshme dhe e humbur.

Me iniciativë private, këto ditë u kryen punimet e qytetarëve që e kanë marrë në duart e veta hapjen e kësaj rruge, me ç’rast punimet po bëhen mu pranë Çinarit dhe kronit të tij, në ambient natyrorë.

Me të drejtë këto ditë u ngrit zëri për mbrojtjen e këtij kroni i cili tashmë nuk e ka vetëm rolin e pirjes së ujit, por është një vlerë tejet e rëndësishme kulturo historike e cila duhet të jetë në mbrojtje të institucioneve përkatëse.

Pasiqë në këtë rast bëhet fjalë për iniciativë të qytetarëve të cilët me forca të veta po hapin rrugë të reja për të cilat ajo zonë ka shumë nevojë, dhe si mungesë e mbështetjes institucionale, ata me të drejtë po hapin rrugën e cila ju lehtëson qarkullimin e përditshëm. Por kjo iniciativë, sado e nevojshme që është  ka sjellë edhe deri tek pakujdesi I mjaftueshëm I pjesës tjetër të rëndësishme, siç është ruajtja autentike e Kronit të Çinarit, si vlerë e posaçme kulturo historike në Komunën e Ulqinit.

Prandaj, në këtë rast, i ftojmë organet kompetente lokale dhe shtetërore që të ndërhyjnë në rregullimin e kësaj situate, duke e marrë përsipër sanimin e kronit të Çinarit sipas të gjitha standardeve që I parasheh Ligji për mbrojtjen e të mirave kulturore, si dhe rregullimin e mëtutjeshëm të kësaj rruge, në  mënyrë që  qytetarëve të ju mundësohet rruga e duhur, por të ruhen edhe vlerat tona që I kemi.

Forca e Re Demokratike

Share.