RDA-UBA: Trajnim për pjesmarrjen në monitorimin e fondeve publike

0

Agjensioni për zhvillim rajonal – Ulqin Biznes Asociacioni (RDA – UBA) organizon tajnim 2 – ditorë me temë „Përvojat e buxhetimit participativ“, të mërkuren dhe të enjten, me 15. dhe 16. maj të vitit 2019. Trajnimi do të mbahet në hotelin „Montefilla“, Bulevari Teuta (Gjerane 8).

Qëllimi i trajnimit është përforcimi i kapaciteteve të përfaqësuesve të shoqërive civile nga Ulqini dhe komunave të tjera në Mal të Zi në lidhje me proceset e buxhetimit dhe monitorimit të konsumit të fondeve publike. Trajnimi do të organizohet nga Suzana Jasiq, politologe e diplomuar e cila ka qenë aktive për më shumë se 20 vite në shoqërinë civile dhe proceset demokratike. Ajo do të paraqes përvojat e saja në procesin e parë të buxhetimit participativ në Kroaci. Ky event do të jetë gjithashtu një rast për shkëmbimin e përvojave mes pjesëmarrësve në nivel lokal.

Me këtë rast ju ftojmë mediakisht që të ndiqni këtë event. Agjenda e ngjarjes është e bashkangjitur.

Trajnimi është pjesë e projektit “Shoqëria civile e Ulqinit monitoron shpenzimet publike”, që ka filluar të realizohet nga janari dhe zgjat deri në maj 2019. Përmes këtij projekti po bëhen përpjekje për të forcuar kapacitetin e organizatave për të marrë pjesë në mënyrë adekuate në monitorimin e fondeve publike. Përmes projektit, po kryhet transparenca e njësive shpenzuese të konsumatorëve të Komunës së Ulqinit, e cila do të paraqitet përmes raportit në periudhën e ardhshme.

Projekti “Shoqëria Civile e Ulqinit monitoron shpenzimet publike” mbështetet përmes projektit “Money Wach – Shoqëria Civile, ruajtës i buxhetit”, që realizohet nga Instituti Alternativa me seli në Podoricë, Instituti për Financat Publike nga Zagrebi dhe OJQ Horizonti i ri nga Ulqini dhe është financuar nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit për Shoqëritë Civile dhe bashkëfinancuar nga Ministria e Administratës Publike të Malit të Zi.

Share.

Comments are closed.