Rashoviq : Klubi i tenisit “Bellevue” po bënë një punë të shkëlqyer

0

Në terenet e klubit të tenisit “Bellevue” në Ulqin përfundoi turneu ndërkombëtar Montenegro Open 2019, i organizuar nga klubi i tenisit “Bellevue” , klubi i tenisit “NEC” me mbështetjen e Lidhjes së tenisit të Malit të Zi. Fituese e turneu nga kategorija e femrave u shpall përfaqësuesja nga Serbia Fatma Idrizoviq , ndërsa nga kategorija e meshkujve fitues u shpall përfaqësuesi nga Bullgaria ,Antoni Genov.Kryetari i lidhjes së tenisit të Malit të Zi Dimitrije Rashoviq e vlersoi lart punën e klubit të tenisit “Bellevue” dhe bashkëpunimin e tyre duke theksuar se turnetë e shumtë të mbajtur pikërisht në Ulqin kanë dhënë një kontribut i madh për fillimin e sezonit turistik të qytetit. Rashoviq shtoj se lojtarët e Malit të Zi janë duke e përfaqësuar denjësisht vendin e tyre.

Share.

Comments are closed.