Raport pozitiv nga revizori për buxhetin e vitit 2014

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në senacën e parë të Kuvendit Komunal para këshilltarëve si pikë e rendit të ditës do të jetë llogaria përfundimtare për vitin 2014, pasi që revizori ka përfunduar raportin e vet i cili është vlerësuar në mënyrë pozitive-deklaron sekretari për buxhet dhe financa Valdet Axhemoviq.

“Në Gjashtë mujorin e parë të  vitit 2015 buxheti i komunës së Ulqinit është realizuar në masën pre 27.8%, ose rreth 1 milion  e 280 mijë euro. Nga taksa në patundshmëri në arkën e buxheti janë derdhur 416 mijë euro, ndërkohë që një vit më parë në të njëjten periudhë është vjelur o nga e njëjta taksë 307 mijë euro.

Vitin e kaluar nga taksa e banimit komuna e Ulqinit ka arritur të përfitojë 230 mijë euro, këtë vit mendojmë se do të jemi më efikas dhe se kjo shumë do të jetë më e madhe.

Të punësuarit në organet e vetëqeverisjes lokale kanë marrë rrogën e janarit deklaroi Axhemoviq. Sa i përket situatës financiare Axhemoviq e vlerëson tejet të rënduar, por është optimist se kjo situatë do të zbutet me të ardhurat që do të mblidhen gjatë sezonit veror.

Share.