Ramazani, muaji i veprave të mira

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Muaji i Ramazanit ndër të tjerat është muaji i agjërimit, që do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, mardhënieve të afërta bashkëshortore, fjalëve dhe sjelljeve të këqija, si dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam. Agjërimi gjatë ramazanit është një nga detyrimet fetare të myslimanëve të përcaktuara në Kuran. Muaji i Ramazanit është edhe muaji kur ka filluar zbritja Kur’Ani dhe për këtë arsye ky muaj duhet të jetë i veçuar më së shumti në lexim të tij, raporti dhe lidhje me të duhet të jetë edhe më shumë i shtuar, thotë teologu Mafiz Rustemi. Këtë muaj Pejgamberi e veçoj edhe me faljen e teravisë, por edhe të veprave të mira, kujdesit ndaj atyre të cilët kanë nevojatë veçanta dhe gjendje më të rënduar ekonomike, shton Rustemi.

 

AKZ

Share.